Bilall Kasami zgjidhet kryetar i Lëvizjes Besa


Kongresi i Parë i Lëvizjes Besa ka zgjedhur Bilall Kasamin për kryetar të partisë.

Nga 447 delegatë të pranishëm, 445 delegatë kanë votuar pro, 2 kanë votuar kundër, ndërsa nuk ka pasur të përmbajtur.

Në këtë kongres, nga partitë tjera morën pjesë Arben Taravari dhe Agon Ferati, nënkryetarë të Aleancës për Shqiptarët.

Disa ditë më parë, edhe krahu i Shkupit i Lëvizjes Besa mbajti Kongresin e saj të parë, ku për kryetar zgjodhi Afrim Gashin.