Avokatët e Gruevskit kërkojnë shkarkimin e Janevës


Ekipi i avokatëve të ish kryeministrit Nikolla Gruevski ka kërkuar nga gjyqi përjashtimin e prokurorëve special Lençe Ristovska dhe Stevço Donev në kuadër të rastit “Tanku” si dhe përjashtimin nga lënda të prokurores speciale Katica Janeva.

Avokati Dimitar Dangov, ka dorëzuar kërkesën e këtillë deri tek gjyqi në rastin ku Gruevski dhe Gjoko Popovski gjykohen për furnizimin jolegal të mercedesit luksoz, ndërsa detaje se çka përmban kërkesa para gjyqit nuk janë dhënë./Gazeta Express/