Zeka i përgjigjet Adnan Azizit?


Pas postimit të bërë nga Adnan Azizi që është krahu i djatht i Bilall Kasamit, edhe Zeqirija Ibrahimi i cili i takon grupit që shkarkuan Kasamin ka bërë një postim në facebook ku shkruan:
“Ofendimi nuk ka qenë dhe kurrë nuk do të jetë pjesë e fjalorit tonë. Keqkuptimet dhe mospajtimet janë të lejuara, por jo edhe ofendimet.Të gjithë ata që identifikohen me BESË nuk shajnë e nuk ofendojnë” ka shkruar Zeqirja Ibrahimi

Disa minuta më herët Adnan Azizi në postimin e tij në profilin në Facebook shkruajti:

“Është për të ardhur keq se me njerzit që ke ndarë shumë vite bashk, po bëjnë një propagandë shpifëse, të ulët, dhe jo njerzore!Tash sa më njoftuan shokët se dikush ka hapur një fanpage në emrin tim dhe janë duke shpërndarë postime që nuk kanë të bëjnë me mua! I lus gjithë miqtë e mi që këtë fanpage të raportojnë dhe mos përfillin asnjë postim nga ky profil i rrejshëm.
Nuk është në natyrën dhe moralin tim që t’ju përgjigjem me të njejtën gjuhë prandaj edhe më tej do vazhdoj të injoroj këto veprime të turpshme dhe të ulta nga ish shokët e mi dhe nuk e kam ndërmend që të bëj atë që ata po bëjnë” shkroi më herët Azizi