Zaev: Përgjegjësi duhet të ketë, nuk do të lejojmë që kriminelë, manipulatorë dhe mashtrues ta pengojnë suksesin e vendit


Të gjithë të implikuarit në rastin që kanë shkelur ligj të përgjigjen me dënime përkatëse, në procedurë transparente juridike. Përgjegjësi duhet të ketë edhe për shpikësit edhe për të gjithë ata që bëjnë gjithçka që të shpëtohen dhe me këtë rast paraqitјen si viktima.

Më vjen keq nëse nga dikush jam keqkuptuar ose interpretuar, por qëndroj në qëndrimet e mia për të cilat kam folur paraprakisht, si dhe në besimin në vlerat, për të cilat kam luftuar gjithmonë. Nuk do t’u lejoj që armiqtë e vendit tanë të kenë sukses në planet përmes shfrytëzimit të kriminelëve, manipulatorëve dhe mashtruesve ta pengojnë suksesin e vendit, anëtarësimin në NATO dhe fillimin e negociatave me BE-në.

Këtë në intervistën e fundit për MIA-n e thekson kryeministri Zoran Zaev lidhur me reagimet që i shkaktoi deklarata e tij e mbrëmshme në Klubin e deputetëve.

Kriminelë, homoseksualë, kapriçozë dhe idiotë, formulime të rënda. Hapët front me të gjithë? Zotëri Zaev kjo për ju  nuk është diskriminim, kërcënim, nëse e merrni atë që deklarohet publikisht  nga Ju si kryeministër?

“Unë dhe Qeveria, fuqishëm  qëndrojmë në mbrojtjen e lirisë së shprehjes, lirisë së mediave dhe në mbrojtjen e të drejtave të njeriut të të gjithë individëve në vend. Për mua dhe Qeverinë  të gjithë njerëzit janë të barabartë. Nuk bëjmë dallime në bazë fetare, etnike, sociale, politike, seksuale ose  çfarëdo lloj baze tjetër. Së bashku me të gjithë qytetarët   me përkushtim e ndërtojmë  dhe do të vazhdojmë ta ndërtojmë  konceptin e një  shoqërie të përbashkët dhe korrekte  për të gjithë. Qeveria fuqishëm qëndron në përcaktimin e saj për mosdiskriminim dhe për respektim të dallimeve të të gjitha bashkësive në vend, duke  e përfshirë edhe bashkësinë LGBTI.  Në Maqedoninë e Veriut nuk ka më sulme ndaj personave LGBTI, u mbajt parakalim  i lirë dhe i sigurt, ndërsa përcaktimi seksual  është përfshirë në  ndryshimet e ligjit të ri për antidiskriminim, për të cilin opozita ka votuar kundër.

Në lidhje me rastin “Reket”, konsideroj se  çdo qytetar,  pa dallim nëse është politikan ose gazetar,  ka obligim ndaj shtetit juridik dhe ndaj interesit publik të gjitha indikacionet dhe informatat  për keqpërdorime  t’i paraqesin në organet hetuese, siç e bëra unë i pari. Qëllimi primar në ndriçimin e rastit “Reket”, duhet të jetë  interesi publik, ndërsa jo personal. Siç them publikisht, pa parakushte besoj  dhe mundohem për shoqëri të drejtë,  gjithashtu e respektoj edhe  të drejtën personale me  termine dhe fjalor që e shfrytëzon edhe çdo qytetar i ynë të potencoj  në individë ose paraqitje që janë negative në shoqëri.

Flas për karaktere të njerëzve dhe sjelljen e tyre. Dhe sikur që nga thellësia  e shpirti i respektoj dhe promovoj vlerat thelbësore të profesionit gazetaresk, ndërsa ato janë  liria e tërësishme e fjalës, shprehjes dhe kritikës, ashtu kam të drejtë  të plotë  të jap edhe karakteristika nëse ndonjë kapriçioz ose me qëllime tjera  krijon përshtypje  në oipinion.

I kërkuat falje LGBT komunitetit, por organizatat mediatike e definuan këtë si kërcënim, atak ndaj lirisë së gazetarëve dhe kapriços së pushtetit i cili duhet të mësojë të durojë kritikë?

“Në dy e më shumë vitet e fundit, tërësisht e kemi hedhur poshtë praktikën e krijuar të regjimit të pushtetit paraprak që të kryhen presione ndaj gazetarëve, të kontrollohen mediumet dhe të shfrytëzohen resurset shtetërore për propaganda masovike reklamuese të paguara me para të qytetarëve. Në këto dy vite, Ministria e Punëve të Brendshme vepron sipas rasteve të kërcënimeve dhe sulmeve nga e kaluara ndaj të gjithë qytetarëve dhe nuk shërben më si aparat për represion. Shoqëria tërësisht është shpërbërë dhe liruar nga presioni i regjimit dhe me këtë edhe dukshëm është ulur numri i kërcënimeve dhe sulmeve edhe ndaj gazetarëve dhe nga LGBT personave”.

Organizatat mediatike dhe esnafi i gazetarëve tërësisht janë përfshirë në të gjitha reformat mediatike të cilat u siguruan për demokratizimin dhe profesionalizmin e sferës mediatike deri më tani, ndërsa roli i tyre në reformat mbetet kyç edhe në periudhën që vijon. Për ngritjen e shkallës së lirisë dhe të kushteve për punë profesionale dhe demokratike të mediumeve dhe gazetarëve, flasin numrat dhe indikatorët e organizatave ndërkombëtare të cilët merren me lirinë e shprehjes, siç është Reporterë pa kufij.

Në të njëjtën kohë, obligimi ynë si shembull është që t’i informoj qytetarët për të gjitha paraqitjet në shoqëri dhe prapavijën e tyre. Kjo në asnjë rast nuk do të thotë kurrfarë kërcënimi, as frikësim, ndikim ose presion ndaj cilit do në punën e tij, pa marrë parasysh çfarë janë qëllimet. Nëse prej dikujt jam kuptuar gabimisht, me të vërtetë më vjen keq dhe prandaj po e jap këtë sqarim, por qëndroj në përcaktimet e mia për të cilat paraprakisht fola si edhe në besimin në vlerat për të cilat çdoherë kam luftuar.

Dhe, pse nën kualifikimin “një gazetar kapriçoz” është njohur gazetari Branko Gerovski, këtë duhet ta pyesni atë.

Është jokontestuese se bëhet fjalë për luftë informuese, presidenti Pendarovski këtë e definon edhe si rrezikim të sigurisë kombëtare dhe apelon, pa u shkelur liria e shprehjes, me kujdes të kontrollohen informacionet e plasuara prej palëve të ndryshme, sepse disa nuk kanë për qëllim ta informojnë opinionin, por ta minojnë besimin e qytetarëve në drejtësinë dhe institucionet shtetërore. Cili është definimi juaj? Sa është tërë kjo në funksion të parandalimit të aspiratave euroatlantike të vendit dhe sa mund të ndikojë?

“Kjo është ajo pjesë e luftës për fitore përfundimtare të drejtësisë dhe demokracisë ndaj krimit dhe manipulimeve për të cilin them se është traumatizues, por i domosdoshëm.

Ky rast tregon se lufta jonë ka kuptim dhe rezultate. Institucionet funksionojnë dhe së bashku me qytetarët tregojnë rezistencë serioze për parregullsitë. Gjithkund në botë, në cilindo vend ku pushteti me vendosmëri dhe sinqeritet krijon kushte të hapen hetime ku ka pasur edhe dyshim më të vogël, gjithkund ka qenë vështirë dhe traumatizuese. Nuk do të jetë e lehtë edhe te ne. Do të jetë e vështirë, por kështu bëhemi shteti ku sundon e drejta, vetëm kështu bëhemi vend ku sundon ligji, vetëm kështu do të jemi shtet të cilin të gjithë e dëshirojmë.

Maqedonia e Veriut është e gatshme për sfidat me të cilat vazhdimisht po ballafaqohemi në rrugën për hyrjen në NATO dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Ne nuk jemi as të parët e as të fundit të cilët ballafaqohen me kundërshtarë të cilët vendosin pengesa në rrugën integruese.

Por qytetarët të jenë të qetë, shteti ka kapacitetet dhe me mbështetjen e popullit dhe nga bota perëndimore nuk do t’u lejojmë armiqve të vendit t’i prishin planet përmes shfrytëzimit të kriminelëve, manipuluesve dhe mashtrueseve ta pengojnë suksesin e vendit, anëtarësimin në NATO dhe fillimin e negociatave me BE-në.

Porositë publike i dëgjuam – vallë ka porosi të tjera nga bashkësia ndërkombëtare dhe Brukseli?

“Porositë nga bota perëndimore demokratike janë të qarta dhe identike me ato të qytetarëve tonë. Kjo do të thotë se ato presin zbardhje të plotë dhe joselektive të të gjitha rasteve të korrupsionit dhe se institucionet e sistemit janë të obliguara në procedurë të shpejtë dhe efikase t’i pastrojnë rastet aktuale, ndërsa pastaj pa e zgjatur të procesuohen lëndët të cilat dalin nga përgjimi i kundërligjshëm nga e kaluara.

Partnerët nga bashkësia ndërkombëtare presin të vazhdojnë përpjekjet e partive politike për miratimin e Ligjit të prokurorisë publike në Kuvendin e RMV, si dhe si qëllim i përbashkët  i të gjithë faktorëve politik duhet të jetë vendimi pozitiv për fillimin e negociatave të BE me Maqedoninë e Veriut në tetor të këtij viti.

Kur prisni të zgjidhet “Reket” , thatë se askush nuk do të kursehet, por si dhe kurë?

“Kërkojë dhe pres hetim thelbësor, të përpiktë, të shpejtë dhe të pavarur, i cili duhet të përfundojë sa është e mundur më shpejtë dhe duhet të tregojë të gjitha hollësitë. Rezultati nga hetimi duhet të sjellë ndërmarrjen e përgjegjësisë, në pajtim me dëshmitë dhe në pajtim me të drejtën.

Përkujtojë se i pari e denoncova rastin, edhe në këtë cilësi, si qytetar dhe si kryeministër kam të drejtë të plotë të kërkojë të gjithë të involvuarit në rastin të cilët e kanë shkelur ligjin të përgjigjen me dënime përkatëse, në procedurë gjyqësore transparente. Përgjegjësi duhet të ketë edhe për organizatorët edhe për të gjithë ato që bëjnë gjithçka të shpëtojnë dhe pastaj prezantohen si viktima.