Zaev me apel për bankat ta zvogëlojnë interesin dhe provizionet, të lejojnë më shumë kredi

Kryeministri Zoran Zaev u bëri thirrje bankave të ndërmarrin vendime më të guximshme dhe të kontribuojnë  më shumë për përkrahje të ekonomisë dhe zhvillimit të tërësishëm. Të ndërmarrin hapa më të guximshëm edhe në pjesën e  rënies së interesit, zvogëlimin e provizioneve dhe fleksibilitetin  në miratimin e kredive.

“Fuqishëm e përshëndetëm  zvogëlimin e fundit të  shkallës referente të interesit në 2,25 për qind, i cili është niveli më i ulët historik dhe tërë ajo do të shkaktojë  dhe duhet të shkaktojë rënie  të shkallës së interesit në banka.  Sepse besoj  se edhe bordet dhe bordet e tyre mbikqyrëse,  do të ndihmojnë  në mënyrë më pozitive dhe në aspekte  më të guximshme  në vendosjen e tyre për zvogëlimin e interesit,  në nevojën e vendosjes  të  vëllimit të madh real të mjeteve të lira që i kanë bankat”, tha Zaev  nga foltorja kuvendore.

Shprehu bindje se përderisa  organet e bankave private pak më shumë e ndërrojnë  kursin dhe bëhen më të guximshëm dhe më optimist në pjesën e vendosjes së tyre, atëherë do të japin  kontribut serioz në zhvillimin e tërësishëm ekonomik, në ngritjen e standardeve të qytetarëve, por edhe te investimet.

“Kemi raste kur ndonjë firmë e re nuk ka  kredi, nuk ka të ardhura  dhe shpenzime në të kaluarën,  ndërsa ka kapital serioz pas vetes. Bankat nuk pranojnë tu japin kredi firmave të tilla sepse nuk e shohin rrjedhën. Në të gjitha vendet miratohen kredi të tilla veçanërisht për shkak të planit të biznesit dhe gjithsesi  kanë garancione”, theksoi kryeministri.

Ai paralajmëroi se Qeveria tashmë gjeneron politika të caktuara që të bëhen hapa të caktuar konkret  përmes  Bankës së Maqedonisë për përkrahje të zhvillimit  e cila do të mund plotësisht të ketë aktivitete të saj që të përkrahet  numri maksimal i projekteve.

Zaev potencoi se duhet të mendohet edhe për vlerën e provizioneve, të cilat sipas tij,  ende janë shumë të larta. “Provizionet  që i bëjnë bankat ende janë shumë të larta.  Tani ajo e bën  jo miqësore atmosferën  edhe ndaj tyre.  Besoj  nuk janë rezistent në kritika se bankat kanë profite,  mirë është të kenë profit të gjitha kompanitë,  por megjithatë presim  mjete të lira   në  mënyrë më të guximshme ose më pozitive të gjejnë mënyrë  t’i plasojnë  dhe të prekin  te një numër sa më i madh i kompanive dhe qytetarëve”, tha Zaev, duke shtuar se kur qytetarët kanë mjete më të lira për qëllimet e tyre, ajo do ta rrisë edhe konsumin e tyre.

“Nevojiten të gjitha mekanizmat pozitiv, ndërsa na duhet edhe  qëndrimi pozitiv i Parlamentit sepse ajo do të thotë klimë stabile e biznesit. Na duhet  të ekzistojë dialog në shtet, reformat  të ndodhin, por na duhen edhe të gjitha resurset që ekzistojnë  të shfrytëzohen për zhvillimin”, porositi kryeministri Zaev.