Zaev: Do t’i mbrojmë fëmijët dhe të afërmit e deputetëve nga protestat

Protesta është e drejtë kushtetuese, qytetarët kanë të drejtë të protestojnë. Por, nuk lejohen protesta para fëmijëve të familjeve të deputetëve, para të afërmeve të tyre, shkelet privatësia, nënçmohen personalitetet, ka thënë kryeministri Zoran Zaev për protestat që këtyre ditëve po mbahen para shtëpive të deputetëve të LSDM-së.

“Nuk do të lejojmë kjo të vazhdojë. MPB do të ndërmerr masa adekuate kundër kërcënimeve. Fëmijët patjetër të mbrohen. Me këtë protestë po bëhen disa vepra penale”, ka thënë Zaev. /Medial.mk/