Xhaferi nuk do e padis Gruevskin për sjelljen e tij
Kryeparlamentari Talat Xhaferi nuk komenton njoftimet e VMRO-DPMNE-së për padi penale kundër tij, pas miratimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve. Kreu i Kuvendit, me gjasë, nuk planifikon padi ndaj Gruevskit për sjelljen e tij gjatë votimit të ligjit.
Si e komentoni deklaratën se do ngrenë padi penale kundër jush?
“Jo, nuk komentoj deklarata të tilla. Ajo është me të vërtetë politikë”, u përgjigj Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit.
Nga VMRO-ja opozitare mbrëmë reaguan menjëherë pas miratimit të ligjit. Përveç padisë ndaj Xhaferi, kjo parti do të dorëzojë edhe iniciativë në kushtetuese, shkruan Alsat
VMRO-DPMNE-ja do të ngrejë padi penale ndaj Talat Xhaferit për shkak të thyerjes flagrante të Kushtetutës dhe ligjeve. Ky është një ligj që VMRO-DPMNE-ja nuk do ta njohë. Menjëherë pas publikimit në gazetën zyrtare si parti do të nisim iniciativë deri tek Gjykata Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë të këtij ligji antikushtetues – tha Hristijan Mickovski, kreu i VMRO-DPMNE-së .
Miratimi i ligjit për përdorimin e gjuhëve u shoqërua me protesta dhe me incidente edhe jashtë Kuvendit. Deputetes së LSDM-së Sllavica Shumanska- Miteva iu dogj vetura.