Xhaferi: NATO-ja u bë realitet për ne


Me ratifikimin e sotëm të Protokollit për NATO-n, në Parlamentin bullgar e treguam  vendosmërinë të vazhdojmë  t’i zgjedhim problemet  në rajon dhe të kujdesemi për  sigurinë kolektive, Jo vetëm në rajonin tonë, por edhe në të gjithë Evropën, deklaroi kryetarja e Kuvendit të Bullgarisë Cveta Karajançeva, pas takimit në Sofje me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Ajo mes tjerash theksoi se Sofje dhe Shkupi mund të krenohen me marrëveshjen e nënshkruar për miqësi dhe fqinjësi të mirë, me të cilin,  nënvizoi,  tregoi se  i kërkojnë pikat e prekjes dhe mirëkuptimit. E përshëndeti edhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë,  që, sipas saj,  është tregues i proceseve të pakthyeshme evropiane në rajon.

“Së bashku mund të kërkojmë zgjidhje dhe rrugë për prioritetet, të cilat Bullgaria tashmë i shënoi gjatë eurokryesimit të saj – lidhshmëri transportuese, për eurostrukturë të re, investime në energjetikë dhe turizëm”, tha mes tjerash Karajançeva.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Xhaferi dërgoi falënderim  për ratifikimin e sotëm,  potencon  se pas shumë viteve pritje para dyerve të NATO-s,  më në fund, Aleanca  për ne u bë realitet.

“Jam i bindur se me Bullgarinë  përveç nesh i fuqishëm është garancioni  se ne si shtet,  por edhe tërë rajoni i Ballkanit  do të lëvizim  në drejtimin  e vërtetë i cili sjell paqe, stabilitet, përparim dhe mirëqenie. Është mirë të kesh miq të sinqertë, por ndjenja  është ende më mirë kur janë fqinjët tanë”, deklaroi Xhaferi.

Parlamenti i Republikës së Bullgarisë sot e ratifikon Protokollin për anëtarësim të Republikës të Maqedonisë së Veriut  në NATO. Për ratifikim votuan 140 deputetë, ndërsa kundër dhe të përmbajtur nuk kishte.