Xhaferi më së voni më 3 shkurt do t’i shpall zgjedhjet presidenciale

Zgjedhjet presidenciale do të shpallen më së voni më 3 shkurt të 2019-s theksoi kryetari i Kuvendit Tala Xhaferi në një takim me gazetarët, por ai refuzoi të japë qëndrim se a e përkrah apo jo idenë për ligjin e deputetëve.

Sipas Xhaferit viti 2018 ka qenë i suksesshëm për Kuvendin e Maqedonisë.

“Nuk dua të flas për ato punë për të cilat kam qenë bartës dhe përgjegjës. Konsideroj se perceptimi i qytetarëve është e ndryshme, kjo vërtetohet edhe me anketat e realizuara, dhe kjo e vërteton atë se Kuvendi ka arritur t’i plotësojë pritshmëritë dhe nevojat dhe atë që është kompetencë e tij. Në këtë kontest vlerësojë se Kuvendi i ka plotësuar pritshmëritë dhe në përgjithësi, të gjitha punët kryesore i ka kryer në afat të paraparë”, tha Xhaferi.