Votimi për emrin në Parlamentin grek shtyhet për nesër


Votimi në Parlamentin grek për emrin e ri të Maqedonisë edhe pse duhej të zhvillohej sot u shty për nesër në orën 14:30 për shkak të numrit të konsiderueshëm të deputetëve që kërkojnë të marrin fjalën para zhvillimit të këtij votimi.

Sipas Marrëveshjes së Prespës, Maqedonia do të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut dhe është miratuar nga Parlamenti në Shkup.

Që kjo marrëveshje të hyjë në fuqi duhet të miratohet gjithashtu edhe nga Parlamenti në Athinë nga të paktën 151 deputetë.