VMRO: Qeveria e ka futur në borxh shtetin me 58 milionë euro të reja


Pushteti kriminel nuk po ndalet me futjen tejmase dhe joracionale të shtetit në borxh. LSDM-ja dje e futi në borxh Maqedoninë për 58 milionë euro të reja, thuhet kumtesën nga Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së.

“Ky borxh si dhe shumë të mëparshëm janë pa mbulim. Merren të holla hua për të cilat paguhen interesa të lartë, ndërsa me to as nuk financohet deficiti, e as që financohen investime kapitale. Realizimi i investimeve kapitale për 3/4 e vitit është 1/4 nga investimet e përgjithshme të planifikuara. Që ta mbulojnë turpin bëjnë ribalanc para fundit të vitit, sepse është e dukshme se nuk dinë se si t’i realizojnë investimet kapitale, madje që të jetë turpi më i vogël shkurtojnë, se si do të dukej se përqindja e realizimit është e madhe”, thuhet në kumtesë.

Sjellja e LSDM-së, shtohet më tej, me ekonominë quhet vjedhje e organizuar klasike ose për ata të cilët naivë është amatorizëm i pastër ekonomik./Gazeta e Pavarur