VMRO-DPMNE: Maqedonia është futur në borxh të ri prej 57 milion eurosh


Maqedonia ka huazuar 57 milionë euro të reja të cilat askush nuk e di se ku përfundojnë. Nuk ka projekte të reja, nuk ka investime të reja, por për shkak se kostoja e jetesës rritet, ndërsa standardi bie, dhe qytetarët mezi e lidhin njërin skaj me tjetrin, akuzoi VMRO-DPMNE përmes një komunikate të dërguar në media.

“Me LSDM-në në pushtet, borxhi publik për herë të parë në historinë e shtetit tejkaloi 5 miliard euro ndërsa borxhi shtetëror 4 miliardë euro. Konfirmimi i fatkeqësisë që solli LSDM-ja është fakti se investimet kapitale janë në nivel rekod më të ulët në 10 vjeçarin e fundit. Me realizim të vetëm 21% për 7 muajt e parë të vitit.

Qytetarët nuk e dinë se ku përfundojnë paratë e tyre, për shkak se Zoran Zaev në duke u përpjekur për të mbuluar marrëveshjen kapituluese hedh dhjetëra milion para publike në ajër, për të financuar gënjeshtrat dhe manipulimet dhe për të justifikuar pranimin e kushteve greke “, thuhet në deklaratën e VMRO DPMNE./Gazeta e Pavarur