VMRO-DPMNE-ja vazhdon bojkotimin e Kuvendit

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së sot nuk do të përfshihet në punën e Parlamentit. Ky vendim u mor në takimin e sotëm koordinativ me kreun partiak që përfundoi rreth orës 11, njofton MIA.

Nga partia nuk përmendin detaje pse ata morën këtë vendim, vetëm theksojnë se kryetari i partisë Hristijan Mickovski në orën 13 do të mbajë një pres konferencë në të cilën do të elaborohet arsyja për këtë vendim.