Video qesharake/ Gafa e Panamasë, kërkon të shënojë pasi anglezët braktisin fushën


Shumë është folur për këtë rregullore të re që ka bërë analistët dhe specialistët e gjykimit të dyshojnë.

Dhe në ndeshjen e Anglisë ndaj Panamasë, e fituar 6-1 nga britanikët falë tripletës së Harry Kane, kemi parë për të parën herë një incident të tillë.

Lojtarët e Panamasë kanë marrë topin me shpejtësi pasi Kane shënoi penalltinë e dytë, duke e vendosur në qendër të fushës dhe nisin aksionin shtatë kundër një.

Vetëm portieri Pickfort ishte në atë moment në gjysmëfushën e tij, teksa të tjerët ishin duke festuar.

Por arbitri shumë shpejt ka fërshëllyer, duke udhëzuar lojtarët e Panamasë të presin kundërshtarët të rikthehen në mesin e fushës.