(VIDEO) Iran, 17 të vdekur nga përmbytjet

Së paku 17 persona humbën jetën, ndërsa 74 janë lënduar  në përmbytjet të cilat i përfshinë pjesët jugore të Iranit, publikoi sot televizioni shtetëror iranian.

Televizioni iranian kumtoi se shumica e të vdekurve janë munduar me celularë t’i incizojnë  përmbytjet  të cilat janë shkaktuar nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut në afërsi të qytetit Shiraz.

Janë goditur provincat Fars, Kurdistan, Kom dhe Isfahan, ndërsa është e mundur përmbytjet ta përfshijnë edhe kryeqytetin Teheran.

Guvernatori i provincës Fars theksoi se përmbytjet janë nën kontroll, por u bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.