(VIDEO) Amerikanët shënojnë 18-vjetorin e sulmeve të vitit 2001


Sot amerikanët do të shënojnë 18 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001 në Nju-Jork dhe në Uashington.

Në komemoracion do të marrin pjesë presidenti Donald Tramp dhe nënpresidenti Majk Pens.

Pothuajse 3.000 persona humbën jetën në sulmet e 11 shtatorit në vitin 2001 të Al Kaedës në Nju-Jork dhe në Pentagon.

Dhjetë vjet më vonë në maj të vitit 2011 forcat amerikane e vranë liderin e Al Kaedës, Osama bin Laden, në një operacion të miratuar nga presidenti i atëhershëm Barak Obama.