Vendimi iu komunikua ambasadorit/ Qeveria e Shqipërisë largon dy diplomatë rusë


Ministria e Jashtme ka bërë të ditur largimin e dy diplomatëve rusë nga Shqipëria. Sipas saj, nota zyrtare iu dorëzua ambasadorit të Ruse Aleksandër Karpushin, i cili u njoh edhe me vendimin për largimin e dy diplomatëve rusë.
“Sot, në datë 26 mars 2018, në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme u thirr Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Federatës Ruse në Republikën e Shqipërisë, SHTZ Aleksander Karpushin, të cilit iu komunikua nota verbale për shpalljen si persona të padëshirueshëm të dy diplomatëve rusë, veprimtaria e të cilëve nuk përputhet me statusin e tyre diplomatik”, deklaron zyrtarisht Ministria e Jashtme.

/l.k./

Foto Google