Vazhdon debati i amendamenteve për ligjin e gjuhëve


Anëtarët e Komisioni i Kuvendit për çështje evropiane sot në orën 13 do ta vazhdojnë debatin e amendamenteve lidhur me Propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Kryetari i Komisionit Artan Grubi dje njoftoi se për amendamentet e opozitës VMRO-DPMNE dhe të koalicionit do të debatohet më 25 dhjetor, kur do të jetë dita e tretë dhe e fundit e debatit për amendamentet. Por më vonë, doli me njoftim, se megjithatë, dita e tretë e debatit për amandamentet do të mbahet sot.

Deputetët e opozitës, siç paralajmëruan, nuk marrin pjesë në seancën e komisionit, ndërsa pritet që të kyçen në debatin e Parlamentit pas kongresit të VMRO-DPMNE-së, të caktuar për më 23 dhjetor.

Pjesën më të madhe prej 90 amendamenteve – 84 ka VMRO-DPMNE, 4 LSDM dhe 2 BESA.

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të mbajnë seancë edhe Komisioni i Shëndetësisë, i Politikës së Jashtme dhe Komisioni Legjislativo-juridik.