Ulet çmimi i energjisë elektrike për 0,1 për qind

Çmimi i energjisë elektrike për konsumatorët është ulur për 0,1 për qind. Çmimi më i ulët i rrymës do të vlejë prej 1 korrikut të këtij muaji.

Vendimin e solli sot Komisioni Rregullator për energjetikë, ndërsa sot në pres konferencë e prezantoi kryetari i KRRE Marko Bislimoski.

Ai informon se çmimi i ELEM-it për prodhim është ulur për 3,39 për qind, e SHA MEPSO-s për shpërndarje ulet për 5,34 për qind, ndërsa e EVN-së Maqedoni për shpërndarje rritet për 2,59 për qind.

Siç informuan dje nga KRRE, kompania EVN ka kërkuar rritje të çmimit për dhjetë për qind, ELEM ulje për 1,5 për qind, ndërsa MEPSO nuk ka kërkuar as rritje, as ulje të çmimit.