Themelohet Ansambli i këngëve dhe valleve shqipe në Republikën e Maqedonisë
Qeveria e Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e saj të 57 – të mori vendim për themelimin e Ansamblit të këngëve dhe valleve shqipe në Maqedoni.
Pres shërbimi i Qeverisë kumtoi se “për shkak të kultivimit të këngëve dhe valleve të komunitetit shqiptar në Republikën e Maqedonisë, Qeveria në seancën e sotme mori vendim për themelimin e institucionit kombëtar „ Ansambli i këngëve dhe valleve shqipe në Republikën e Maqedonisë si organizatë jofitimprurëse në fushën e kulturës”.