Thaçi për Reuters: Koha e duhur për të korrigjuar kufijtë midis Kosovës e Serbisë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se korrigjimi i kufijve me Serbinë, në kuadër të fazës së fundit të dialogut, mund t’i hapë rrugë dy shteteve që të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.
Përmes një intervistë për “Reuters”, ai ka thënë se defenitivisht tani është koha e duhur për të korrigjuar kufijtë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që janë afërsisht 400 kilometra.
Sipas tij, korrigjimi i kufijve do të ndihmojë në evitimin problemeve ndëretnike, apo krijimin e ndonjë lloji të autonomisë siç është Republika Srpska në Bosnje.
Gjithashtu presidenti Thaçi, u shpreh se korrigjimi i kufijve, defenitivisht eviton ndarjen e Kosovës, ndërrimin e territoreve, eviton problemet, krizat dhe ndonjë mundësi për luftë të re.
Thaçi ndër të tjera ka theksuar se është i bindur në këtë intervistë për Reuters se Perëndimi do të mbështes çdo marrëveshje ndërmjet tij dhe Vuçiçit, që pritet të ndodh deri në shkurt të vitit 2019.