Tensione në Komisionin për çështje evropiane, vazhdon debati për Kodin Zgjedhor


Me reagime të ashpra, fyerje të ndërsjellta dhe pushimet të shumta, po zhvillohet debati për ndryshimin e amendamenteve të Kodit Zgjedhor të paraqitur nga OBRM-PDUKM. Para se të japë një pushim, kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Artan Grubi hyri në një konflikt verbal me deputeten Slagjana Mitovska nga OBRM-PDUKM, e cila vendosi një flamur evropian në foltore dhe kërkoi shpjegimin e amendamenteve. Kur i kaloi koha e të folurit, Grubi i tha asaj të kthehej në vend, ndërsa ajo i kërkoi që ta fikte mikrofonin.

Në pyetjen e Grubit, se sa kohë i duhet për t’i dhënë fund diskutimit, ajo u përgjigj: “Deri sa të përfundoj.”

Grubi pastaj vazhdoi t’i lexoi emrat e deputetëve që kërkonin fjalën, ndërsa deputetja qëndronte në foltore. Grubi përsëri iu drejtua asaj, duke i thënë, “Faleminderit, keni mbaruar me diskutimin”, pas së cilës anëtarët e partisë së saj filluan të mërmërisnin dhe e hidhnin fjalë nga vendi.