Takim Zaev-Xhang: Lëvizje pozitive në ekonominë e Maqedonisë

Në Maqedoni po ndodhin lëvizje pozitive, ekziston stabilitet fiskal dhe po zbatohen procese reformuese për prëforcim të institucioneve, vlerësuan sot në takimin në Shkup kryeministri Zoran Zaev dhe zëvendësi i drejtorit kryesor të FMN-së, Tao Xhang.

Zaev në takim u shoqërua nga minsitri i Financave, Dragan Tevdovski dhe guvernatori i Bankës popullore, Dimitar Bogov, ndërsa Xhang nga Riçard Dornbush, drejtori i dytë ekzekutiv dhe Jasmin Rahmen, shefe e misionit të FMN-së në Maqedoni, kumtoi Qeveria.

“Jemi të përcaktuar drejt mbajtjes së stabilitetit fiskal në shtet, ndërsa proceset reformuese që çojnë drejt luftës efikase kundër korrupsionit, tërheqjes së investimeve të huaja dhe mblshtetjes së sektorit privat me qëllim të krijimit të klimës stabile për investime presim të rezultojmë me rritje ekonomike”, tha Zaev.

Në takim janë cekur si investime të rëndësishme kapitale, investimet në infrastrukturë dhe në energjetikë që ndikojnë në përcaktimin e biznesmenëve për të investuar në Republikën e Maqedonisë.

Është konstatuar se kjo mund të kontribuojë drejt përparimit të dëshiruar ekonomik të shtetit