Subvencione prej 15 milionë denarësh për stufa me peleta për amvisëritë nga kategoritë e rrezikuara
Tridhjetë milionë denarë do të dedikohen për subvencionimin e amvisërive të cilët duan të blejnë stufa me peleta. Këtë vit për herë të parë nga shuma e përgjithshme, gjegjësisht 15 milionë denarë janë paraparë për subvencionimin e kategorive të rrezikuara të qytetarëve.
“Kategoritë e rrezikuara të qytetarëve do të blejnë stufa me peleta dhe t’i përmbushin kushtet e nevojshme nga thirrja publike dhe në këtë mënyrë do të bashkëfinancohen deri 50 për qind, por jo më shumë se 25.000 denarë”, theksoi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në konferencën e sotme për media.
Ai paralajmëroi se në varësi nga numri i aplikimeve në këtë shpallje publike, vitin e ardhshëm do të rritet buxheti vetëm për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve.
Ministria e Ekonomisë e cila e publikon thirrjen publike për subvencione këtë vit pret rritje të interesit duke pasur parasysh se në shpalljen e vitit të kaluar kanë arritur mbi 2.000 aplikime, ndërsa janë subvencionuar rreth 640 amvisëri.