Stolenberg në Shkup për vizitë dy ditore


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do qëndrojë në një vizitë dyditore të mërkurën dhe të enjten në Maqedoni. Nga qeveria njoftuan se Stoltenberg do të takohet me krerët e shtetit, me ministrat si dhe me disa lider të të partive politike.

Është paraparë që të enjten pasdite Stoltenberg të dalë në konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Zoran Zaev.