Skandali i vitit: FIFA heton shqiptarët për shqiponjën, mirëpo poston fotografinë nacionaliste serbe


FIFA ka hapur procedurë disiplinore për Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën, pasi dy lojtarët shqiptarë kanë festuar duke bërë shqiponjën pas golave të shënuar ndaj Serbisë në ndeshjen e raundit të dytë të grupit E të Kupës së Botës.
Ky vendim i FIFA-s ka shokuar të gjithë, pasi festimi i lojtarëve shqiptarë nuk kishte të bëjë aspak me provokim politik ndaj serbëve, por ishte vetëm reagim emocional i lojtarëve.

Por FIFA siç duket ka harruar se çfarë ka bërë pak para fillimit të kampionatit botëror. Federata internacionale e futbollit kishte postuar një fotografi të mesfushorit serb, Nemanja Matic me 12 qershor në faqen zyrtare në Facebook. Në atë fotografi, lojtari shihet duke ngritur tre gishta – veprim ky i cili është totalisht politik dhe kundër shqiptarëve.

Përdorimi i parë i popullarizuar i përshëndetjes me tre-gishtat (me gishta të ndara) ishte në vitin 1988, kur serbët e përdorur për të kundërshtuar shqiptarët, kroatët dhe sllovenët. Gjesti i tre gishtave është një simbol ekskluziv serb, i cili në vitet e fundit ka marrë ngjyrime të forta nacionaliste, pasi u përdor në masë nga forcat paramilitare serbe në luftë.

Sot përshëndetja përdoret nga anëtarët dhe mbështetës të pothuajse të gjitha partive politike serbe në tubimet e tyre gjatë fushatave zgjedhore. Ajo mund të shihet në të gjitha llojet e demonstratave në rrugë dhe festime. Përshëndetja është përdorur shpesh nga tifozët dhe lojtarët kur festonin për fitoret e tyre.