Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës


 Çmimi me pakicë i diselit, vajit ekstra të lehtë për amvisëri dhe Eurosuper BS-98 prej mbrëmë në mesnatë rritet për gjysmë denari. Çmimi i Eurosuper BS-95 mbetet i pandryshuar.

Sipas vendimit të Komisionit rregullator për energjetikë çmimi i Eurospuer BS-95 mbetet 67 denarë për litër, i Eurosuper BS-98 do të jetë 69,50 denarë, i Eurodisel 60, 50 denarë, përderisa i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) është 50 denarë.

Rritet edhe çmimi me pakicë i mazutit dhe do të jetë 33,237 denarë për kilogram.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me periudhën e kaluar shtatëditore shënojnë ulje tek benzina mesatarisht për rreth 0,144 për qind apo për 0,85 dollarë për ton, tek diseli rritje mesatarisht për rreth 1,846 për qind apo 10,20 dollarë, tek vaji ekstra i lehtë rritje mesatarisht për rreth 1,896 për qind apo për 10,25 dollarë dhe tek mazuti rritje mesatarisht për rreth 0,322 për qind apo për rreth 1,25 dollarë.

Kursi i denarit në raport me dollarin gjatë periudhës së kaluar shtatëditore paraqiste 54,68 denarë dhe është për 0,504 për qind më i lartë.