Shtrenjtohen çmimet e derivateve


Benzina Eurosuper BS-95 nga mesnata do të shtrenjtohet për gjysmë denarë, ndërsa çmimi me pakicë i Eurosuper BS-98, Eurodizelit dhe vajit ekstra të lehtë do të mbetet i pandryshuar.

Sipas vendimit të Komisionit Rregullator të Energjisë, çmimi i ri i Eurosuper BS-9 do të jetë 71,50 denarë për litër.

Çmimi i Eurosuper BS-98 mbetet 73 denarë, Eurodiesel 62.50, kurse çmimi i vajit ekstra të lehtë 51.50 denarë.

Sipas vendimit, çmimi i mazutës është zvogëluar dhe do të jetë 33,65 denarë për litër.