Shkupjanët preferojnë autobusë ekologjik në vend të tramvajit


Përkundër përshtypjes se shkupjanët masovikisht shfrytëzojnë automobilët, anketa të cilën e bëri ,Brima galup” për nevojat e ,,Nezavisen Vesnik” tregojnë se numri më i madh i tyre, mbi dy të tretat për të shkuar në punë apo për nevoja tjera, më së shumti shfrytëzojnë transportin publik. Sipas këtyre të dhënave, edhe pse penzionerët kanë të drejtë për të udhëtuar pa pagesë katër herë në javë, duke përfshirë edhe vikendin, megjithatë të rrinjtë më së shumti e shfrytëzojnë transportin publik në Shkup sepse udhëtojnë disa herë gjatë ditës. Rreth idesë për zgjerim eventual të transportit publik me tramvaj apo metro, shkupjanët janë skeptik dhe në vend të ,,shinave” më së shumë duan të voziten me autobus, por të jenë më ekologjik, elektronik ose me gaz.

Në pyetjen se çfarë lloji të transportit më së shumti shfrytëzojnw për ti mbaruar aktivitetet e përditshme, madje 68 përqind e të anketuarve e theksuan transportin publik, automobilët janë në vendin e dytë me 47 përqind, ndërsa vendi i tretë i piedestalit i takon ecjes në këmbë (33 përqin). Edhe përkundër fushatave të shumta, si masa për subvencionimin e biçikletave si dhe rritjen e kilometrazhës të korsive për biçikleta, prap se prap vozitja me biçikletë duket më e papëlqyeshme. E kjo tregon se sa rëndë është të ndryshosh shprehitë!

Pavarsisht të dhënave se më së shpeshti mjet për vozitje është autobusi, një komponentë tjetër në hulumtim tregon se çelësat e automobilit vështirë lihen. Theksuar, madje 61 përqind prej të anketuarve vlerësojnë se ndërrimi i automobilëve me transportin publik aspak nuk do të kontribuonte për reduktimin e ajrit të ndotur! Një e katërta pjesë konsiderojnë se do të kontribuonte deri diku dhe vetëm 12 përqind se shumë do të kontribuonte. E dukshme është se pikërisht ata të cilët intenzivisht e shfrytëzojnë transportin publik vlerësojnë se ndërrimi i automobilëve me autobus është faktor që do të kontribuonte në reduktimin e ndotjes së ajrit. Përkundër tyre, ata të cilët rrallë e shfrytëzojnë transportin publik dhe voziten me automobile, vlerësojnë se transporti nuk është ndotësi kryesor.

Qytetarët janë padyshim më të prirur për të shfrytëzuar vetëm një mjet udhëtimi (54 përqind), ndërsa të tjerët 46 përqind shfrytëzojnë transport të kombinuar. Më së shpeshti kombinimi është autobus me ecjen në këmbë apo autobus me autmobil.

Thuajse dy të tretat apo 64 përqind e personave më të moshuar prej 65 vjet transportin publik e shfrytëzojnë një deri dy herë në javë, apo disa herë në muaj. Bëhet fjalë për një grup të moshuar të cilët më së shpeshti e shfrytëzojnë autobusin kur shkojnë te mjeku apo në treg. Përkundër atyre, 54 përqind të moshës ndërmjet 18 dhe 24 vjet të cilët transportin publik e shfrytëzojnë çdo ditë apo shumë herë në ditë për të shkuar në fakultet, shkollë, punë, teatër, kino, qendra tregtare, ngjarje sportive, koncerte e të tjera…

Një e treta pjesë e qytetarëve të Shkupit transportin publik e shfrytëzojnë shumë rrallë, thuajse një herë në muaj apo aspak nuk e shfrytëzojnë. Në pyetjen se cila është arsyeja, praktikisht më së shumti përgjigjen se automobilin e kanë në zemër (44 përqind). Sipas tyre me automobil më shpejtë dhe në mënyrë më efikase i mbarojnë detyrimet gjatë ditës, si dhe shkojnë në vende që janë në largësi më të madhe. Arsyet e tjera përveç shëndetësore (12 përqind), qëndrojnë ashtu siç thonë në anomalitë e transportit publik.

Pastaj , ekzistojnë paknaqësi me mënyrën e re të pagesës të kartelave të autobusëve (gjashtë përqind). Vonesa e autobusëve dekurajon 7 përqind e të anketuarve, ndërsa lidhjen e dobët dhe mos patjen e linjave të mjaftueshme e detektojnë si problem tre përqind e të anketuarve. Shtatë përqind thonë se nuk kanë nevojë të udhëtojnë me autobus, ndërsa tetë përqind thonë se nuk e shfrytëzojnë sepse gjithçka kanë afër.

,,Meshkujt në krahasim me femrat në një masë shumë të madhe e preferojnë automobilin para trasportit publik, për shkak të efikasitetit dhe shpejtësisë në përfundimin e detyrimeve të përditshme. Të anketuarit të cilët aspak nuk e shfrytëzojnë transportin publik për arsye shëndetësore në numër më të madh janë femra’’, e kanë vënë re nga ,,Brima galup”.

Shkupjanët janë të matur gjatë vlerësimit të cilësisë së transportit publik, në krahasim me paknaqësitë ndaj kushteve për shfrytëzimin e biçikletave. Thuajse gjysma e të anketuarve (48 përqind) transportin publik e vlerësojnë si të mirë, 24 përqind do t’i jepnin notë të mirë (shumë të mirë-19 përqind, shkëlqyeshëm-pesë përqind), ndërsa vetëm 21 përqind i dhanë vlerësim negativ (I keq-15 përqind, shumë i keq- gjashtë përqind).

Në pyetjen se çfarë do të kontribuonte për tu shfrytëzuar më shpesh transportin publik, si prioritet qytetarët e theksojnë orarin më të shpeshtë të autobusëve (56 përqind). Shumë të tjerëve i’u pengon papastërtia (44 përqind), pastaj çmimi i biletave (38 përqind), mos arritja e saktë e autobusëve dhe numri i paktë i linjave (36 përqind). Makinat e reja ekologjike do të ishin motiv për 30 përqind të të anketuarve që të përdornin më shpesh transportin publik.

,,Edhe pse këto kushte përmenden si më të rëndësishme, pa marr parasysh shfrytëzimin e transportit publik, të anketuarit që e shfrytëzojnë këtë lloj transporti më shumë se disa herë në muaj në një masë shumë më të madhe i theksojnë se sa ata që e shfrytëzojnë vetëm disa herë në vjet apo aspak. Për të anketuarit të cilët i përdorin linjat periferike në një masë shumë më të madhe se ata që i përdorin linjat e qytetit është më me rëndësi që të ketë numër më të shpeshtë të linjave gjatë ditës, bileta më të lira dhe arritje me kohë. Ndërkohë që ata që i shfrytëzojnë linjat e qytetit në masë më të madhe e theksojnë nevojën për makina të reja ekologjike”, potencojnë nga “Brima galup”.

Ideja për tramvaj në Shkup përsëri mbijetoi para tre-katër muajve. Autoritetet e qytetit e paralajmëruan këtë projekt kapital, për të cilin, ashtu siç thanë është përgatitur  studim i komunikacionit të plotë me zgjidhje teknike. Studimi parasheh ndërtimin e fazës së parë prej terasës për tramvaj në relacionin Novo Lisiçe-Gjorçe Petrov. Realizimi do të fillojë vitin e ardhshëm, ndërsa projekti do të kushtojë prej 130 deri 150 milion euro. Pritjet e autoriteteve janë se do ta përmirësoj transportin publik në kryeqytet dhe do të ndikojë në reduktimin e ndotjes së ajrit. Hulumtimi i ,,Brima galup”, përsëri tregon se qytetarët më së shumti preferojnë autobusë më ekologjik (hybrid, elektronik, me gaz), se sa ndërtimin e shinave të transportit publik, si tramvajit (28 përqind), apo metros (13 përqind). Njëmbëdhjet përqind, përsëri u përgjigjën se janë të kënaqur nga transporti publik, që është si rezultat i mosnjohurive për këtë transport apo mosbesimit se ky lajmërim do të realizohet.

Të anketuarit që janë përgjigjur se e shfrytëzojnë transportin publik çdo ditë, në masë më të madhe konsiderojnë se Qytetit të Shkupit i duhen makina të reja më ekologjike, ndërsa ata që janë përgjigjur se e shfrytëzojnë transportin publik një deri dy herë në javë janë mbështetës të planit për ndërtimin e tramvajit. Femrat më shumë se meshkujt preferojnë autobusë më ekologjik, ndërsa meshkujt më shumë se femrat vlerësojnë se Shkupit i duhet tramvaj”, thonë nga ,,Brima galup”.

Analiza është e bazuar në rezultate nga anketa telefonike, e realizuar nga 28 shkurtit deri më 4 mars të vitit 2019. Anketa është realizuar me qytetarë të moshës mbi 18 vjet që jetojnë në teritorin e Qytetit të Shkupit.

Ekzemplarët janë të ndarë në dhjetë komuna, sipas gjinisë, moshës, përkatësisë etnike dhe vendbanimit (qytet/fshat). Në anketë janë të përfshirë 511 anketues. Gabimi margjinal në ekzemplarë është +/-4,3 përqind në nivel të besueshmërisë prej 95 përqind.

(N.K-B.B).