Shkupi pushtohet nga gjarpërinjtë


Kohëve të fundit qytetarët e Shkupit postojnë çdi ditë e më shumë fotografi të gjarpërinjve që hasin në rrugë.

Ata ju bëjnë thirrje miqve të tyre dhe qytetarëve tjerë që të jenë të kujdesshëm gjatë lëvizjes së tyre.

Qytetarët kërkojnë që Bashkia e Shkupit të merr masa, pasi situata sipas tyre, po bëhet gjithnjë e më alarmante, ndërsa komentet e tyre janë se kjo situatë nuk ka qenë asnjëherë në Shkup.