Shkarkohen 78 kryetarët të degëve komunale të LSDM-së

Kryeministri Zoran Zaev sot theksoi se ka sjell vendim për shkarkimin e 78 kryetarëve të degëve komunalë të LSDM-së.

“Mbrëmë solla vendime, ndërsa sot është radha t’i ndaj – do të përpunohen vendime nga ana e administratës së LSDM-së dhe gjatë ditës do t’i nënshkruaj vendimet. Vendimi është – shkarkohen të gjithë kryetarët e degëve komunalë të LSDM-së. Dua t’i falënderoj të gjithë për aktivitetin, punën, shërbimin e qytetarëve, si përfaqësues në nivel lokal të partisë më të madhe qeveritare, të gjithë kryetarëve të degëve komunalë ku është fituar në zgjedhje. Apeloj të jenë sërish kandidatë, le të kandidohen në konkursin e ardhshëm i cili që në javën e ardhshme do të shpallet në procedurë”, tha Zaev.

Sipas tij, nga fillimi i javës tjetër, do të ketë edhe një takim të partnerëve të koalicionit të cilët do të fokusohen në ndryshimet e funksionarëve qeveritarë të cilët nuk kanë treguar sukses.