Shilegov dhe Kaminis: Të përqëndrohemi në atë që na ndërlidhë, e jo në atë që na ndan


Porosi për bashkëpunim, për ndërtim të besimit mes qytetarëve, por edhe përmirësim të klimës mes dy shoqërive, dërguan kryetarët e qyteteve të Shkupit dhe të Athinës, Petre Shilegov dhe Jorgos Kaminis, pas takimit të tyre të sotëm në Athinë. Në konferencën për shtyp pas takimit, thanë se fillimi i bashkëpunimit është në periudhën kur janë në rrjedhë negociatat mes qeverive të të dy vendeve. Prandaj edhe porosinë ua bënë qytetarlve, por edhe qeverive të të dy vendeve, të vazhdojnë me negociata dhe t’i zgjidhin problemet që qytetarët e Shkupit dhe të Athinës të kenë komunikim normal.

“Si kryetar i ri i qytetit vendosa ta hapë qytetin, tashmë u takova me disa prefektë nga rajoni dhe do të punoj në atë sepse besoj fuqimisht se kryetarët e kryeqyteteve gjithashtu  janë lajmëtarët kryesorë, ndër lajmëtarët kryesorë të vendit. Nëse ke bashkëpunim të mirë mes kryeqyteteve, atëherë lehtë do të kesh bashkëpunim më të mirë mes qeverive”, tha Shilegov.

Kolegu i tij grek, porositi se qeveritë në Athinë dhe në Shkup duhet të përqëndrohen në atë që i lidhë të dy shtetet dhe të dy shoqëritë, e jo në atë që i ndanë.

“Ne, kryetarët e dy kryeqyteteve  dakordohemi me nevojën për arritje të një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme, duke i ditur përparësitë që vijnë prej saj. Duhet të kontribuojmë me vendosshmëri, në mënyrë konstruktive, në pajtim me rolin që e kemi, drejt kësaj kahjeje, duke i afruar qytetet dhe qytetarët. Në çdo rast nuk jemi ne ata të cilët negociojmë, nuk jemi ata që jemi thirrur t’i zgjidhim problemet që i ndajnë vendet. presim nga qeveritë tona të punojnë në mënyrë përgjegjëse nacionale të jenë pragmatikë të tregojnë vullnet real politik për kompromis. Të koncentrohemi në të ardhmen dhe nëa të që i abshkon të dy vendet, e jo në atë që na ndanë”, tha prefekti i Athinës, duke shtuar se ngrohja e negociatave mes dy vendeve dhe dinamika nga javët e fundit krijoi ndjenjë të optimizmit se dallimet që i ndajnë dy vendet do të zgjidhen.

Jorgos Kaminis dhe Petre Shilegov, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Athina, fillojnë bashkëpunim i cili do të vazhdojë me vizitpën e prefektit të Athinës në Shkup, ndërkaq kulminacionin  do ta ketë me nënshkrimin e memorandumit për bashkëpunim. Dy kryetarët e qyteteve, kontaktin e tyre e filluan që në tetor, kur në gzedhejt lokale tek ne, Shilegov u zgjodh i pari i qytetit.

“Me kryetarin e qytetit Shilegov jemi në komunikim që prej momentit të zgjedhjes së tij, tetorin e kaluar, Nga të dyja anët u shpreh vullnet për bashkëpunim mes dy kryeqyteteve, në periudhë kur çështja me negociatat për çështjet që i ndajnë dy vendet ende nuk janë paraqitur në skenë. Kryetari i qytetit të Shkupit është njeri progresiv, politikan modern i cili e kupton rëndësinë e të qenit ekstrovert, të zhvillimit të marrëdhënieve të mira, të marrëdhëpnieve të mira fqinjësore, por edhe dinamikës së qyteteve dhe dinamikës së e ka vetëqeverisja lokale”, tha Kaminis, transmeton MIA.

Takimi i sotëm, siç theksoi, paraqet fillim të bashkëpunimit më të ngushtë mes dy qyteteve, me çka duan të krijojnë kushte për zhvillim më të madh të rajonit dhe stabilitetit rajonal.

“Duke marrë parasysh se qytetarët tanë ballafaqohen me sfida të njejta në jetën e përditshme, këmbimi i përvojave dhe thellimi i bashkëpunimit do të ndikojnë që bashkërisht  të marrim pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për nevojat bashkëkohore të bashkëqytetareve tanë. Në atë drejtim, e investojmë tërë potencialin tonë që të krijojmë kushte më të mira për jetesë dhe të përmirësojmë cilë[sinë e jetesës të qytetarëve në Shkup dhe Athinë”, theksoi Shilegov.

Ai shtoi se bashkëpunimi i ndërsjellë i qyteteve do të thotë hapjen e mundësive të reja për zhvillim dhe përparim, dhe për atë e hapin rrugën drejt afrimit të ndërsjellë. Duke theksuar se qëllimi i kësaj është në interes të qytetarëve dhe bashkërisht të marrin pjesë në përparimin e ardhmërisë së qyteteve brenda familjes evropiane.

“Miqësia është virtyt që u takon guximtarëve. Iniciativat që i lidhin popujt dhe rajonet në bashkëpunim produktiv dhe mirëkuptimi janë iniciativa miqësore. Për këtë shkak besoj se ne kemi vullnet të madh dhe kapacitet që ta përforcojmë miqësinë tonë në të ardhmen”, tha Shilegov.

Dy kryetarët e komunave gjatë takimit biseduan për bashkëpunim në fusha konkrete siç janë politika sociale, zhvillimi urban, menaxhimi me ndryshimet klimatike, strategjia digjitale, për rolin e qytetarëve, por dhe për bashkëpunimin që do ta rrisë besimin.

Veçmë javën e ardhshme, një grup punues nga komuna e Athinës, do të jetë në Shkup në kuadër të programit evropian, në të cilën marrin pjesë dy qytetet.

Siç informon korrespodenti i MIA-s në Athinë, përshtypje të veçantë, por edhe befasi pozitive te të pranishmit në sallën e ndërtesës së Komunës së Athinës, shkaktoi pjesa fillestare e paraqitjes së kryetarit të Shkupit.

“Zonja dhe zotërinj, mirëdita. Sot është hera e parë që kisha takim të mirë me mikun tim Jorgos”, tha  Petre Shilegov, por duke folur greqisht, me çka shkaktoi duartrokitje të fortë te të pranishmit.

Në fund të konferencës për media, menjëherë pas takimit të tyre, dy kryetarët këmbyen dhurata.