Shekerinska: Na duhet Qeveri që do të mendojë ekskluzivisht për çështjet më të rëndësishme politike

Фото: Б.Грданоски

Presim që gjatë 10 ditëve të para të qershorit të përfundojnë bisedat e koalicionit dhe konsultimet me kandidatët e mundshëm, pasi na duhet Qeveri që do të ketë mandat të plotë dhe nuk do të mendojë në çështje kadrovike, por ekskluzivisht ne atë më të rëndësishme politike.

Kështu u përgjigj zëvendës kryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska sot në pyetjen e gazetarëve se deri ku janë bisedat për rikonstruimin e Qeverisë.

“Vlerësojmë se deri te raporti i KE-së dhe disa ditët e para fokusi duhet të jetë aty. Dhe kjo u tregua e drejtë. Raporti i KE-së u tregua se ky shtet me të vërtetë ka bërë jo seri të reformave, por ka bërë mrekulli në planin rajonal, por edhe në atë te brendshëm. Që kjo të vazhdojë dhe në negociatat të hyjmë me kapacitet të plotë, duhet t’i përfundojmë edhe obligimet në vend”, deklaroi Shekerinska, pas takimeve të sotme të para në MM me presidentin e shtetit, Stevo Pendarovski.