Serbët para shpalljes së autonomisë në Kosovë?


Analistët shqiptare mendojnë se tensionet në Kosovë shfrytëzohen për mjegullimin e marrëveshjes së demarkacionit e kufirit me Malin e Zi.

Situata e krijuar me arrestimin dhe përjashtimin e drejtorit të zyrës serbe në Kosovë, Marko Gjuriq, gradualisht është duke u qetësuar, por e njejta shkaktoi shumë reagime në Kosovë, Serbi, BE dhe SHBA.
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pas takimit të Këshillit të Sigurisë deklaroi se ka qenë në dijenë çdo sekond çfarë ndodh në Mitrovicë dhe se qeveria ka qenë e detyruar ta bëjë atë hap.

“Ministria e punëve të jashtme vendosi që takimi të anulohet dhe sikur Gjuriq të kishte pritur 72 orë, ai do të kishte hyrë në Kosovë pa problem. Isha i informuar çdo moment për ngjarjet në Mitrovicë dhe ne nuk kishim asnjë mundësi tjetër përveç që të respektojmë ligjet e Kosovës. Vendimi për dalje e Listës Serbe nga qeveria nuk është në interes të përgjithshëm të serbëve që jetojnë në Kosovë, dhe ai as që është në interes të ndonjë pale. Vetëm nëpërmjet institucionet mund të avancohet interesi i tyre dhe shpresoj që ata të kthehen në Parlament”, deklaroi Haradinaj.

Nëpërmjet kumtesës reagoi edhe kryetari i Kosovës Hashim Thaçi. Ai kërkoi që të respektohet dialogu mes dy shteteve, por shtoi se nuk mund të kuptoj se si ndodhi situata e fundit në moment kur institucionet e Kosovës po tentojnë të debatojnë për Asociacionin e komunave serbe.

“Pikërisht në ditën kur institucionet e Kosovës i formuan grupet e punës që do të bashkëpunojnë me ekipin menaxhues dhe Misionit të OSBE-së në Kosovë për draft verisionin e Asociacionit të komunave serbe, ndodhi ky provokim i shtetit të Serbisë. Apelojë që të respektohet fryma e dialogut mes dy shteteve dhe të mbetemi të përqëndruar në ndërtimin e fqinjësisë së mirë dhe normalizimin e marrëdhënieve”, shkroi Thaçi.

Ambasadori amerikan në Serbi, Kajl Skot, ngjarjet e fundit në Kosovë i vlerësoi si një hap i madh prapa për dyja shtetet.
“Ngjarjet e fundit në Mitrovicë paraqesin një hap i madh prapa. Shpresoj që të mbisundojnë kokat e ftohte dhe të mundëohet qetësimi i situatës. Dialogu nuk ka alternativë dhe ai mundëson bashkëjetesë të qetë për të gjithë popujt e Ballkanit”, shkroi Skot.
Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijanciq përveç që apeloi për qetësi dhe parandalim të eskalimit të situatës, ajo porositi se BE është kundër arrestimeve spektakolare.
“Ftojmë dy palët, Kosovën dhe Serbinë, të përqëndrohen dhe të tregojnë seriozitet me qëllim të qetësimit të situatës që e njejta mos të eskalojë. BE rreptësisht gjykon ngjarjet e fundit që janë kundër normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve dhe prej Serbisë e cila është në proces të kyqjes në BE por edhe prej Kosovës e cila po e realizon Marrëveshjen për Asocim dhe Stabilizim, të rrespektojnë marrëveshjen e dialogut”, shkroi në kumtesë Maja Kocijanciq.

Arrestimi i Gjuriqit shkaktoi reagime të mëdha edhe në Serbi. Mediat serbe me tituj spektakolar. E përditshmja “ALO” incidentin në Mitrovicë e vlerëson si shpallje luftë nga ana e Kosovës ndërsa “Novosti” me titull “Sulm nga Prishtina. Shqiptarët sulmuan veriun e Kosovës”. Një ditë pas përjashtimit nga Kosova, incidentin e vlerësoi si “sulm i separatistëve shqiptarë ndaj Serbëve që jetojnë në Kosovë, edhe atë me përkrahjen e grupeve të caktuara të faktorit ndërkombëtar”.

Në shenjë revolete ndaj ngjarjeve të fundit, Lista Serbe u largua nga koalicioni qeveritar dhe lideri i kësaj partie Goran Rakiq tha se me 20 pril janë gati ta formojnë Asociacionin e komunave serbe.
Mirëpo analistët nga Maqedonia për “Nezavisen” vlerësojnë se ngjarjet e fundit në Kosovë nuk kanë kapacitet të shkaktojnë “tërmet” më serioz politik dhe të sigurisë, përshkak se edhe Kosova edhe Serbia janë përcaktuar për tu bërë anëtare e NATO-së dhe BE-së.

Analisti Isa Spahiu, përveç që deklaroi se çdo funksionar nga Serbia duhet të respektoj pavarësinë e Kosovës, ai nuk përjashtoi mundësin që ky aksion apo skenar të jetë i planifikuar me qëllim që qeveria e Kosovës të rikthej besimin e popullit që e humbi pas nënshkrimit të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.
“Kjo është edhe një tentim i Serbisë për të provokuar. Duhet vetëm të analizohet se vallë Gjuriq në kokë të tij ka shkuar në Kosovë, e njejta mos është planifikuar nga partija e tij për pikë politike ose mos është bërë ai hap me asistimin e qeverisë serbe. Unë mendoj që çdo funksionar nga Serbia duhet të respektojë pavarësinë dhe suverenitetin e Kosovës. Ky incident është identik me incidentin e trenit i cili u nis prej në Serbi për në Kosovë. Gjithsesi, ky incident mund të ndërlidhet me faktin se qeveria e Kosovës tenton të përfitoj besimin e humbur të popullit ose të ndërtoj eufori politike e cila do të ishte në favor të kryeministrit. Por nga ana tjetër, nuk jam i sigurt sa ai skenar është në interes të Serbisë ose sa e njejta ngjarje ka qenë e planifikuar nga Kosova dhe Serbia. Realisht, ky ishte hap që do të duhej ta bëjë çdo kryeministër”, tha Spahiu.

Nga ana tjetër, Xhelal Neziri tha se me akcionin e fundit, Prishtina ka dëshmuar se ka kontrollin mbi kufijt e shtetit.
“Një periudhë më të gjatë funksionar të lartë qeveritar të Serbisë udhëtojnë në Kosovë dhe kjo nuk është rregulluar me ligj. Për këtë arsye, nga presioni i brendshëm pas votimit të demarkacionit me kufirin me Malin e Zi, qeveria e Kosovës sikur ishin të detyruar të dëshmojnë se kanë kontrollë mbi tërë teritorin e Kosovës, duke përfshirë këtu edhe veriun e Mitrovicës. Prandaj vendosën që ta bëjnë këtë hap, dhe më vonë ta përjashtojnë nga Kosova, Gjuriqin. Unë nuk mendoj se ky hap është bërë pa konsultim paraprapk me faktorin ndërkombëtar, i cili është shumë i pranishëm në Kosovë. Politika kosovare nuk mund ti bëjë këto hapa të mëdha pa konsultim paraprak me faktorin ndërkombëtar. Domethënë, ky ishte edhe një tentim që të zgjidhet një problem nëpërmjet komunikimit mes dy shteteve. Por është problematike se Serbia nuk njeh pavarësinë e Kosovës dhe nuk dëshiron që të merr leje nga qeveria e Kosovës për të realizuar vizita zyrtare në Kosovë në mënyrë që janë të rregulluar me konventa dhe ligje. Problemi kryesorë është që ky incident vjen në moment kur rrjedh procesi i normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve dhe kjo ngarje vetëm do ta komplikon këtë proces”, deklaroi Neziri.

Blerim Ismaili