Sela për incidentin në Kuvend dhe protestat e VMRO-së: Lojë politike dhe patriotizëm para popullit


Kryetari i Aleancës për shqiptarët Ziadin Sela për reagimet rreth Ligjiit për përdorimin e gjuhëve tha se është vetëm lojë politike dhe patriotizëm para popullit.

Ai për REL tha se njëjtët aktorë politik e kanë pranuar të njëjtin ligj dhe nuk janë pajtuar vetëm për Prokurorinë speciale. Sipas tij ky ligj duhej të miratohet në vitin 2004 kur duhej të përmbushet korniza ligjore e Marrëveshjes së Ohrit

Kemi harruar se në vitin 2008 ishin sjellë mbi 100 ligje, mes të cilëve dhe ai për përdorimin e gjuhëve nga ana e atyre aktorëve politik që sot janë kundër këtij ligji dhe që kërkojnë të ketë debat publik. Kujtojmë se në vitin 2008 si është sjellë ligji? Dmth kjo ishte e panevojshme për reagim nga ana e tyre. Kjo është vetëm lojë politike dhe patriotizëm para popullit, dhe nuk e kanë atë për qëllim, sepse të njejtët aktorë politik unë jam shumë mirë i informuar, kur ishte në pyetje shumica e re parlamentare e kanë pranuar të njejtin ligj dhe nuk janë pajtuar vetëm për Prokurorinë speciale. Dmth bëhet fjalë vetëm për teatër dhe asgjë më shumë.