Sekretariati për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit do të shëndrohet në ministri pë sistem politik


Në janar do të ndërpritet  Sekretariati për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe në vend të këtij sektori, do të formohet ministri e veçantë e cila do të quhet Ministri për sistem politik dhe multikulturë, thonë burime qeveritare.

Kjo do të ndodhë me rastin e rikonstruimit të parë të qeverisë, ku do të shkarkohen ministrat Adnan Qahil dhe Aksel Ahmedovski. Sipas kryeministrit Zoran Zaev kjo ka qenë kërkesë e kryetarëve të partive të tyre, Enes Ibrahimi dhe Samka Ibraimovski, e jo e tij. Për dy ministrat është dërguar kërkesë deri në Kuvend nga i cili pritet të ndërmerren hapat e ardhshëm për shkarkimin e tyre.