Salah në “Camp Nou”?


Mohamed Salah mund të jetë alternativa e Antoine Griezmann këtë afat kalimtar veror nëse Barcelona dështon që ta transferojë francezin.

AS raporton që egjiptiani iu është ofruar katalunasve nga përfaqësuesit e tij, dhe ata janë të gatshëm për t’i hapur negociatat.

Ka pasur takime midis dy palëve me objektivin që të vlerësohet e ardhmja e tij, dhe transferimi i mundshëm në “Camp Nou”.