Sadiku: Taravari pengon fillimin normal të vitit shkollor


Drejtori i Shkollës Fillore “Bashkimi” të Gostivarit, Mersel Sadiku, akuzon komunën e Gostivarit se nuk lëshon bllok dotacionet për shkollën dhe se nuk jep pëlqim për pesë zëvendësime të arsimtarëve, përmes të cilave pengon fillimin normal të vitit shkollor 2018-2019.

Këtë vit për dallim nga vitet tjera jemi ballafaquar me vështirësi, shkaku i mos transferimit të mjeteve të dedikuara nga Ministria e Arsimit për mirëmbajtje të objektit, higjienës dhe mjeteve të zyrës. Pengesë tjetër ka qenë edhe mos miratimi i pëlqimeve për punësimet dhe zëvendësimet, sepse janë penguar në masë të madhe nga ana e udhëheqësisë së komunës dhe kryetarit Taravari – deklaroi Mersel Sadiku, drejtor i Sh.F. “Bashkimi”.

Nga ana tjetër, përgjegjësja për arsim e Komunës së Gostivarit ka hedhur poshtë këto akuza, duke u shprehur se dotacionet janë lëshuar në kohë. Ndërsa sa u përket pëlqimeve për pesë zëvendësimet, nga sektori për arsim i komunës së Gostivarit, janë shprehur se pas aplikimit do përzgjidhen dhe do t’i dërgohen ministrisë.

Nuk është e vërtetë. Do e dëshmoj më saktë fillimi i vitit shkollor se nxënësit nuk do kenë aspak probleme më tre shtator. Bllok-dotacionet për rrymën janë lëshuar dhe nuk do ketë problem, tenderët janë hapur për transportin e nxënësve dhe nuk do kenë problem. Pushimet e lindjes që janë dhe pushimet mjekësore ne për këto kontaktojmë me Ministrinë dhe atyre do ju përcjellim letër dhe siç do vendoset ashtu do jetë – u shpreh Aslian Snopçe, përgjegjëse për arsim.

Ditë më parë me pres konferencë me të njëjtat akuza ndaj komunës doli edhe drejtori i shkollës së mesme teknike të Gostivarit, të cilët po ashtu u ankuan për moslëshim të dotacioneve për fillim të vitit shkollor 2018-19./AlsatM/