Rroga mesatare në korrik 25.104 denarë
Neto rroga mesatare mujore e paguar për të punësuar në muajin korrik të këtij viti paraqet 25.104 denarë dhe sipas të dhënave të publikuara të Entit shtetëror të statistikave shënon rritje prej 4,3 për qind në krahasim me korrikun e vitit të kaluar.
Rritja i referohet, para së gjithash, rritjes së neto-rrogës së paguar mesatare mujore për të punësuar në veprimtaritë shëndetësi dhe mbrojtje sociale për 10,6 për qind, objekte për vendosje dhe veprimtari servisimi me ushqim për 9,8 për qind dhe transport dhe deponim për 7,4 për qind.
Ulje e neto-rrogës së paguar mesatare mujore për të punësuar, në krahasim me muajin paraprak, është vërejtur në veprimtaritë lidhur me pronën e patundshme për 2,1 për qind. administratë publike dhe mbrojtje; sigurim i obliguar social për 1,9 për qind dhe veprimtari e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale për 1,9 për qind.
Bruto rroga e paguar mesatare mujore për të punësuar, në korrik të vitit 2019 paraqet 37.268 denarë.