Rriten nivelet e lumenjve


Nivelet e lumenjve në vend janë nën mesatare për muajin prill, por shënojnë rritje në krahasim me ditën e djeshme, me përjashtim të Vardarit në vendin e matjes afër Velesit dhe Bregallnicës në Berovë, ku ka ulje të ulët të nivelit në krahasim me dje, si dhe Radika afër Ura e Boshkut, ku niveli i ujit është i njëjtë me atë të djeshmin.

Sipas të dhënave nga matjet e fundit të Drejtorisë për punë hidrometeorologjike (DPHM), niveli i Liqenit të Dojranit është i njëjtë sikur dje, Liqeni i Ohrit shënon rritje prej një centimetri, ndërsa niveli i Liqenit të Prespës është ulur për një centimetër në krahasim me dje.