Ronaldo drejt largimit nga Real Madridi


Real Madrid ka prezantuar ditën e martë fanellën e re për sezonin 2018/19.

Los Blancos kanë zbuluar dy fanellat e reja, si të bardhën klasike që do të jetë e para, ashtu edhe atë më të errëtën që do të jetë fanella rezervë.

Ato tashmë mund të porositen online në faqen zyrtare të klubit, dhe po të shkosh te faqja do të shohësh të gjithë lojtarët që kanë pozuar, ashtu si edhe Zinedine Zidane.

Imagen de la sección tienda de la web del Real Madrid

Por një lojtar nuk figuron…

Dhe aty ku duhet të ishte ai, është vetëm një fanellë.

Bëhet fjalë për mungesën befasuese të Cristiano Ronaldo-s. Megjithëse ai është imazhi i një tjetër marke sportive, ai duhet të ishte pjesë e fotove pasi të njëjtën gjë kanë bërë edhe Sergio Ramos, Asensio dhe Modric të cilët janë pjesë e albumit.

Cristiano është bërë protagonist pas finales së fituar ndaj Liverpool teksa ka vënë në dyshim të ardhmen e tij te Real Madrid.

Diçka që nuk i ka pëlqyer klubit dhe lojtarëve të tjerë dhe mesa duket ai mund të shitet gjatë merkatos së verës.