Reagimet e partive të tjera lidhur me përçarjet në Lëvizjen BESA


Mickovski i dëshiroi Besës ‘shërim’ dhe bashkim politik. Kryetari i VMRO-DPMNE-së tha se skenës politike në Maqedoni i nevojitet një subjekt politik siç është Besa. Ai e komentoi gjendjen e VMRO-DPMNE-së, duke pohuar se partia e tij është e bashkuar dhe e qëndrueshme.

“Prodhojmë energji e cila shpresoj se në shoqërinë tonë, në shtetin tonë, do të fitojë një front më të madh, do të qëndrojë krah më krah me ne, do t’i parandalojë politikat e dëmshme të qeverisë së udhëhequr nga ana e Zoran Zaevit në këtë moment në Republikën e Maqedonisë”, u shpreh Hristijan Mickovski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Secila parti politike gjatë zhvillimit të saj ballafaqohet me faza të caktuara, tha kryetari i Shkupit, Petre Shilegov. Ai tha se vendimet e partisë i sjellin pjesëtarët e partisë, dhe shtoi se përçarjet brenda VMRO-DPMNE-së janë më të mëdha se ato në Besa.

“Në fakt, në VMRO-DPMNE në këtë moment ka përçarje më të madhe se sa në partinë Besa, megjithatë këto janë procese politike të cilat janë çështje të brendshme të çdo partie politike”, tha Petre Shilegov, Kryetar i Shkupit.

Reagimet pasuan pas ngjarjeve të djeshme në Lëvizjen Besa, kur kanë filluar mosmarrëveshjet mes dy grupeve brenda partisë. /Express/