Rasti “Monstra”: Anulohet gjykimi,sëmuret gjykatësi


Edhe pse sot në Gjykatën Penale është dashur të mbahet seanca për dëgjimin e dëshmitarit E1 në rastin “Monstra”, kjo nuk do të ndodhë për shkak se gjyqtari Osman Shabani ka probleme shëndetësore. Seanca e radhës do të vazhdojë më 22 dhe 24 gusht.

Sot në Gjykatën Penale duhej të mbahet seancë për rastin “Monstra” në të cilën opinioni priti ta dëgjojë deklaratën e dëshmitarit të fshehur, por seanca është shtyrë për shkak se gjykatësi Osman Shabani është i sëmurë.Kolegu i tij, gjyqtari Ognen Stavrev, theksoi se gjyqtari Shabani dje ka qenë në punë, por në mëngjes e ka lajmëruar kryetarin e Gjykatës se për shkak të problemeve shëndetësore nuk mund të vij në punë.

Prindit e fëmijëve të vrarë kanë reaguar në seancë, duke akuzuar se po luhen lojëra të pista dhe se me qëllim e anulojnë dhënien e dëshmisë. Seanca e radhës do të vazhdojë më 22 dhe 24 gusht. Në seancë morën pjesë trupi gjykues, prokurorët special, avokatët, gazetarët, por edhe familjarët e të akuzuarve dhe fëmijëve të vrarë. Dëshmitari nuk do të mundej të shihet, pasi që ai do të dëshmonte në kushte dhe kritere të veçanta. Ndryshe, dëshmitari i mbrojtur apo i njohur me emrin e koduar “E1” u propozua nga Prokuroria Themelore Publike në shtator të vitit 2012. /Art Channel