Rashkovski: Nuk planifikojë të japë dorëheqje


Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë Dragi Rashkovski sot në konferencë për media në Qeveri tha se nuk planifikon të japë dorëheqje nga funksioni pas rastit të M-NAV për të cilin u publikua video incizim në të cilin dëgjohet zëri i tij edhe dy funksionarëve të tjerë shtetëror, nën dyshim për kurdisje të tenderëve për një firmë italiane.

“Ky është versioni i bisedës. Kur të arrijë aktvendimi zyrtar nga ana e organeve gjyqësore në procedurë penale, atëherë të ulemi dhe sërish të bisedojmë”, tha Rashkovski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve nëse ka për qëllim të jap dorëheqje pas bisedës së publikuar.

Duke shfaq hollësitë nga rasti me blerjen e sistemit ATM për kontrollin e fluturimit financuar nga ana e Bankës Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim, Rashkovski informon se marrëveshja për zgjedhjen e firmës italiane është bërë që në vitin 2017 nga ana e Zhivko Popovskit, baba i ish-ministrit të Punëve të Jashtme Nikolla Popovski.

Rashkovski informon se është shkarkuar ish-drejtori i teknikës në M-NAV Kliment Çepunjovski për shkak lëshimeve të caktuara në punë dhe rrezikimin e sigurisë të qiellit të Maqedonisë.

“Arsyeja pse është ndërruar Klimenti është se ekzistonin lëshime të caktuara, por opinioni mund të jetë i qetë sepse të gjitha këto lëshime janë tejkaluar”, theksoi Rashkovski.