Publikohen datat për gjysmëfinalen në Ligën e Kampionëve


LEICESTER, ENGLAND - SEPTEMBER 27: A ball sits on the turf prior to the UEFA Champions League Group G match between Leicester City FC and FC Porto at The King Power Stadium on September 27, 2016 in Leicester, England. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Asociacioni Evropian i Futbollit (UEFA) i shpalli datat konkrete për ndeshjet gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

Dueli i parë nga faza e parafundit është më 30 prill dhe në të Totenhemi do ta presë Ajaksin në stadiumin e ri. Liverpuli merr pjesë në “Kamp Hou” më 1 maj, me çka e pret Barcelonën në “Enfild” më 7 maj. Një ditë më pas është edhe revanshi midis Ajaksit dhe Totenhemit.

Kjo do të thotë se ndeshjet e Liverpulit dhe Totenhemit në xhiron e 37-të të Ligës Premier do të duhet të ricaktohen, për shkak se sipas programit Liverpuli duhej të kishte vizitë në Njukasëll më 5 maj, kurse “gjelat” të jenë mysafir në Bornemut më 6 maj.

Finalja është më 1 qershor në “Vanda Mitropolitot” në Madrid.