Protesta në Prishtinë, përkrahje edhe nga Shkupi


Ideja e korrigjimit të kufijve në Kosovë ka nxitur reagime të shumta në opinion.

E për këtë është paraparë që të mbahet një protestë madhështore më datën 29 shtator, në orën 14:00 në Prishtinë.

Protestës do t’i bashkangjiten edhe qytetarë shqiptarë nga Maqedonia. Nisja do të bëhet nga Kalaja e Shkupit në orën 10:30. Të gjithë qytetarët të cilët e kundërshtojnë idenë e presidentit Hashim Thaçi për korrigjimin e kufirit me Sërbinë dhe janë kundër politikës aktuale që po zhvillohet nga ana e pushtetarëve në Kosovë, mund t’i bashkangjiten këtij organizimi paqësor./Gazeta e Pavarur