Prokuroria ka ngritur aktakuzë për kërcënim ndaj një gazetari


Prokuroria Publike Themelore Shkup ka ngritur aktakuzë kundër një personi për vepër të kryer penale –Rrezikimi i sigurisë nga neni 144 paragrafi 4 nga Kodi Penal, gjegjësisht për kërcënim ndaj një gazetari në rrjet social.

“I pandehuri akuzohet se më 16.06.2017, nëpërmjet një sistemi informativ, ka kërcënuar se do të kryejë vepër penale për çka është caktuar dënim me burg prej pesë vitesh apo dënim më i rëndë. Kërcënimet janë publikuar në formë të komentit në profilin e tij në një rrjet social dhe janë drejtuar ndaj personit të dëmtuar – gazetar, me ç’rast i pandehuri ka bërë thirrje për likuidim fizik dhe ka rrezikuar sigurinë e gazetarit”, njoftoi PPTH Shkup.