Presidenti i Sllovenisë, Pahor: Të dielen vendosni për fatin tuaj

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor ka dërguar mesazh mbështetës për Maqedoninë në prag të referendumit të 30 shtatorit. Ai ka thënë se beson që qytetarët e Maqedonisë do të marrin vendim që vendit t’i hapen dyert e së ardhmes. “Bëj tifo për ju, shpresoj në më të mirën. Me fat Maqedoni”, ka thënë Pahor në video mesazhin e tij.

“Të dielën do të vendosni për fatin tuaj. Për fatin e fëmijëve dhe nipërve tuaj. Do të vendosni sipas ndërgjegjes suaj, ashtu si mendoni ju se është më mirë për të ardhmen tuaj dhe të ardhmen e fëmijëve tuaj. Si mik i juaji dua të ju them, ky është vlerësimi im, se për Maqedoninë, për BE-në, për Evropën, pë rtë gjithë ne, por më shumë për ju, më mirë do ishte ta mbështesni marrëveshjen dhe me këtë ta hapni derën për në BE dhe NATO”, ka thënë Pahor./Gazeta e Pavarur