Politika shqiptare në Maqedoni pa opozitë?


Lideri para largimit i Lëvizjes Besa Bilall Kasami realizoi takim me kryeministrin Zoran Zaev ku temë bisede ishte pako-ja e reformave, edhepse është në pikëpyetje se sa prej atë që mund të premtojë, në fakt mund ta aprovoj para anëtarëve të Lëvizjes. Ditët e fundit ishin dramatike për Kasamin, por ai prapseprap pohon se tek Besa nuk ndodh përçarje, por “ka vetëm disa anëtarë të pakënaqur.” Kasami mes tjerash tha se partia e tij është në prag të Kongresit të parë dhe njëkohësisht i ftoi të gjithë anëtarët e interesuar të konkurrojnë për pozitën lider partie.
“Nuk ekzistojnë dy Besa, ka vetëm një që punon në bazë të vendimeve të Komitetit qendror në Tetovë më gjashtë janar.
Apeloj deri tek të gjithë, nëse me të vërtetë janë pjesë e Lëvizjes Besa, të vijnë dhe të japin kontributin e tyre, ti shpallin kandidaturat e tyre për kryetar të Lëvizjes dhe në përputhshmëri me vendimet dhe afat e përcaktuara, të aprovojmë garë demokratike dhe ta bëjmë Lëvizjen Besa edhe më të fortë. Është e vërtetë se unë do të rikandidohem, por kjo nuk do të thotë se unë fitoren e kam të garantuar”, deklaroi Kasami.
I pyetur rreth takimit me kryeministrin Zaev, Kasami nuk përjashtoi mundësinë që në ardhmëri të afërt Besa të bëhet pjesë e Qeverisë.

“Unë jam në takim të rregullt me kryeministrin. Temë e diskutimit nuk ishin ngjarjet e fundit në partinë, por sfera e reformave, ligjet e fundit dhe përkrahja e Besës në Kuvend në procesin e reformave, sepse ne kemi pesë deputet. Procesi i kabinetit qeveritar është dinamik, dhe çdoherë ke mundësi të bëhesh pjesë ose jo, por temë diskutimi nuk ishte koalicioni i mundshëm”, tha Kasami.
Ndërsa në lidhje me deklaratën e kryetarit në detyrë të Lëvizjes Besa, Nexhbedin Kahremani, se ka kërcënime për jetën dhe familjen e tij, Kasami tha se është kundër dhunës dhe se Kahremani dhe ai janë në komunikim të përditshëm dhe këtë rast duhet ta paraqes tek rendi i sigurisë.
“Fillimisht, dënoj çdo kërcënim ndaj çdo personi, edhe më tepër nëse bëhet fjalë për anëtarë të Lëvizjes Besa. Me Kahremanin jemi në komunikim të përditshëm dhe ftoj atë të vijë dhe bashkërisht të shohim kush kë ka kërcënuar. Besoj se tashmë ky rast është denoncuar dhe MPB duhet të merret me të. Ne si Lëvizje Besa por dhe unë personalisht jemi kundër çdolloj dhune dhe asnjë kërcënim nuk buron prej këtu”, tha Kasami.

Zërat për tejkalimin e mundshëm të deputetëve të Besës në rradhët e partive tjera shqiptare ose në shumicën parlamentare, Kasami i vlerësoi si të pavërteta, sepse “deputetët e Lëvizjes Besa mbeten deputet të kësaj lëvizjes edhe më tutje.”

Një pjesë e analistëve mendojnë se tek opozita shqiptare nuk ndodh ndarje por proces i pastrimit dhe reformave. Analisti politik Alajedin Demiri për “Nezavisen Vesnik” tha se pas gjithçka që ndodh ditëve të fundit tek Besa qëndron partia e Ali Ahmetit, BDI, e cila sipas tij, me çdo kusht dëshiron shuarjen e opozitës shqiptare.
“Opozit do të ketë, Besa duket se është para përçarjes, por ajo do të konsolidohet sepse momentalisht aty pastrohen fakturat për paratë e pista të grupeve të paidentifukuara. Gjithashtu edhe Aleanca do të jetë opozit konstruktive. Ideja e BDI është që ta shuan opozitën shqiptare dhe si duket kjo parti ka futur gishtat në atë qç ndodh tek Lëvizja Besa. Kjo ide për shkatërrimin e opozitës shqiptare është pikërisht e BDI-së dhe me çdo kusht mundohet ta arrijë këtë sepse mossuksesi dhe dështimi janë para dyerve të saj”, deklaroi

I pyetur për tejkalimin e deputetëve të Besës tek BDI ose shumica parlamentare, Demiri tha se BDI deri më tani ka arritur ta “blejë” vetëm Vesel Memedin dhe se e njejta gjë nuk do ndodh me deputetët e Aleancës ose Besës.

Blerim Ismaili