Përsëri refuzohet iniciativa e Todor Petrovit për refererendum


Komisioni i Kuvendit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive sot përsëri  hodhi poshtë iniciativën për grumbullimin e së paku 150.000 nënshkrimeve për shpalljen e referendumit të ri,  të ngritur nga Todor Petrovi.

Siç tha kryetari i komisionit, deputeti Çedomir Sazdovski, iniciativa është hedhur poshtë si e parregullt sepse çështja e referendumit nuk është në përputhshmëri me emrin e vendit, nuk është në përputhshmëri me Ligjin për referendum, e cila nuk lejon ripërsëritje të referendumit për të njëjtën çështje para kalimit të afatit prej dy vjetësh nga referendumi më i hershëm dhe për atë se Kuvendi në seancën e 30 janarit të 2019 vetëm se ka miratuar vendim për të njëjtën iniciativë qytetare se nuk është e rregullt se dhe është votuar për refuzimin e saj.

Kjo ishte hera e tretë që Todor Petrov të dorëzojë një iniciativë të njëjtë deri në Kuvend.